Të merrni kalcium dhe suplemente të vitaminës D pas menopauzës mund të përmirësojë kolesterolin në mënyrë domethënëse te gratë. Diçka e tillë vjen për shkak të niveleve të rritura të vitaminës D, sipas një studimi nga Iniciativa për Shëndetin e Grave.
Studimet e mëparshme nuk i kanë ndarë efektet e kalciumit nga ato të vitaminës D në kolesterol. Studimi i ri vërejti se si kalciumi dhe suplementi i vitaminës D ndryshon nivelet e kolesterolit dhe se si vitamina D ndikon në nivelet e gjakut të grave në periudhën pas menopauzës.
Pjesëmarrëset morën 1 000 miligram kalcium plus 400 IU (10 mcg) vitaminë D3 ose hapje qetësuese të padëmshme.
Ato që morën suplementin e vitaminës D kishin dy herë më tepër gjasë të kishin nivele normale të vitaminës D krahasuar me ato që morën hape qetësuese.
Ato që përdorën suplementin patën gjithashtu nivele më të ulët të kolesterolit të keq LDL, nivele më të larta të kolesterolit të mirë HDL dhe nivele më të ulët të triglicerideve. Suplementi ishte veçanërisht ndihmës në rritjen e niveleve të vitaminës D te gratë më të vjetra