Fundjava pritet të ketë temperatura të larta, ndërsa nga mesi i javës që vjen pritet një freskim i motit, shoqëruar dhe me reshje shiu, kryesisht në zonat malore dhe qendrore.
Sinoptikania Lajda Porja ka deklaruar se diela të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave duke theksuar se 2021 ka gjasa të jetë viti më i nxehtë në histori.
“Ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave, ku prezenca e erës ka bërë që të ndjehet pak më freskët. Kjo fundjavë do të jetë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat pritet të rriten, duke filluar që nga kjo fundjavë. Pritet që e diela të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave. Nëse do ta ndanim këtë 10-ditorëshin e fundit të gushtit, i bie që 5 ditët e para do të jenë me temperatura të larta që do të shkojnë deri në 37 gradë apo dhe më lartë, ndërsa 5 ditët e fundit të gushtit do të sjellin temperatura më normale, krahasuar me gjithë temperaturat e kësaj vere, që theu dhe rekordin me temperaturat më të nxehta. Ky do të mbyllet si vit i nxehtë, 2021 ka gjasa të jetë viti më i nxehtë në histori”, tha Porja
Ndersa vapa do te jete deri ne shtator dhe javet e para te muajit shtator do te jene te ngrohta.