Një problem i zakonshëm tek fëmijët dhe të rriturit është “zënia e makinës”. Për të evituar të vjellat duhen marrë disa masa të vogla paraprake.
Si t’i kalojmë të përzierat gjatë udhëtimit?
Ja disa gjëra që duhen zbatuar së pari:
Evitoni qumështin në mëngjes para se të niseni, në vend të tij zgjidhni kosin. Më mirë një çaj i ëmbëlsuar me pak biskota të thata ose një fetë buke me marmalatë (asgjë të ëmbël me krem).
Gjatë udhëtimit konsumoni shpesh racione të vogla ushqimesh, të thatë, jo të ëmbël si cracker ose biskota me kripë. Në këtë mënyrë ulet ndjenja e urisë dhe hiqet mendja nga mendimi se po ndiheni keq (ankthi mund të luajë shaka të shëmtuara). Pini shpesh, por në gllënjka të vogla për të mos mbushur stomakun me lëngje.
Për të rriturit shpëtimi është xhenxhefili! Navigatorët antikë kinezë e përtypnin që të mos i zinte deti dhe shumë studime së fundmi kanë vërtetuar efikasitetin e tij. Në formë të karamelizuar dhe të tharë është shumë efiaks, por për fëmijët është pak pikant. Mund të konsumoni dhe karamele me shije xhenxhefili apo çamçakëzë