Si te humbasesh dhjamin ne pjesen e barkut? Nga Blerina Bombaj

Si te humbasesh dhjamin ne pjesen e barkut? 🥗

Kjo eshte nje pyetje qe e bejne si burrat ashtu edhe grate. Ne kete pike renia ne peshe mund te ndihmoje, pavaresisht se njerezit kane tendencen te humbasin dhjamin ne menyre uniforme ne te gjithe trupin.

Sidoqofte, nje angazhim afatgjate ndaj aktivitetit fizik e regjimit ushqimor te balancuar ndihmon shume ne humbjen e dhjamit ne kete zone.

Gjithashtu, eshte po aq efektiv evitimi i pijeve me sheqerna te shtuara. Nga ana tjeter, nuk duhen nenvleresuar edhe faktor te tjere te stilit te jeteses si gjumi i nje cilesie te dobet dhe stresi kronik.