Pastruesit dembelë gëzohen sepse ekziston një mënyrë e përsosur për të pastruar kokën e dushit pa shumë mundim dhe nuk ka justifikime për të mos e provuar.
TikToker @purdyandfigg postoi një video për t’u treguar fansave të pastrimit metodën më të mirë për t’u siguruar që dushet të kenë shkëlqim dhe të jenë të pastër, pa shumë përpjekje. Në fillim të videos thuhet: “Gjërat në shtëpinë tuaj që duhet t’i pastroni, por ndoshta t’i harroni”.
Metoda është e thjeshtë. Thjesht duhet të derdhni uthullën në një qese plastike me zinxhir, aq sa ta mbushni përgjysmë. Pastaj vendoseni kokën e dushit në qese që vrimat dhe koka e dushit të zhyten plotësisht në lëng. Më pas, lidheni mire dhe lëreni për disa orë – ose gjatë natës.
Njerëzit në komente lavdëruan trukun, duke thënë se nuk e dinin se si nuk e kanë ditur.
“Sa shpesh duhet bërë kjo?”, pyeti një përdorues tjetër dhe pergjigja ishte “Një herë në muaj”.
“Kjo më ndihmoi, faleminderit”, shkroi dikush tjetër.