Shqiptari po shkonte ne pune diten e sotme humb jeten ne Itali

ITALI- Aksident tragjik në Itali. Një 39-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Italia në Valdarno, pranë komunës së Bucine.

Shqiptari po udhëtonte me makinë nga Prato në Mercatale Valdarno, pranë Arezzos për të shkuar në punë, kur u përplas me një tjetër mjet.

Auto-ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes, por 39-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha. E plagosur ka mbetur edhe gruaja që drejtonte mjetin tjetër, e cila është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.