Shikoni se si lekundet toka nga termeti i sotem ne Turqi.Shëmben godina të tjëra. Video

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur mbrëmjen e sotme Hatayn e Turqisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 75 kilometra nga Latakia e Sirisë dhe 9 kilometra nga Ankaraja e Turqisë.

Hatay është një nga zona e prekura nga tërmeti i 6 Shkurtit me magnitudë 7.8.

Si pasojë e tërmetit, janë shembur dhe disa godina të tjera, ndërsa disa të tjera kanë pësuar dëme të mëdha. Ekziston rreziku që të shemben dhe banesa të tjera.

Menjëherë në zonën e goditur nga tërmeti kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit.

Kjo nuk ka qenë e vetmja lëkundje tërmeti pasi në Hatay është regjistruar edhe një lëkundje tjetër me magnitudë 5.8.

Sjellim në vëmendje se bilanci i përgjithshëm i viktimave si pasojë e tërmetit të 6 Shkurtit në Turqi dhe Siri është në mbi 45 mijë, ndër të cilët 39 mijë e 600 në Turqi dhe rreth 5 800 në Siri.