Kanceri i fshikëzës është ndër 10 llojet më të zakonshme të sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekziston disa faza paralajmëruese që të gjithë duhet ta kenë parasysh kur shkojnë në tualet.
Ata që e kapin sëmundjen herët kane një shkallë të lartë mbijetese – deri në 80 përqind.
Sipas studimeve: “Ju mund të vini re vija gjaku në urinë ose gjaku mund ta kthejë urinën tuaj kafe. Gjaku nuk është gjithmonë i dukshëm.”
Një studim, i botuar në revistën Expert Review of Anticancer Therapy , theksoi se urinimi i përgjakshëm është një simptomë e zakonshme ndaj duhet te shkoni urgjent tek mjeku.
Studiuesit shpjeguan se hematuria shkaktohet nga një hemorragji e drejtpërdrejtë e tumorit, e cila përshkruan gjakderdhjen.
Ata zbuluan se kjo shenjë paralajmëruese shihet në afërsisht 85 për qind të pacientëve me këtë sëmundje.
Simptoma të tjera
Ndërsa gjaku në urinë është një simptomë e rëndësishme për t’u kujdesur, ka shenja të tjera paralajmëruese për t’u kujdesur, duke përfshirë:
Nevoja për të urinuar më shpesh
Nxitje të papritura për të urinuar
Një ndjesi djegieje gjatë urinimit.
Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, ndonjëherë në stomak ose në shpinë
Ndjeheni të lodhur dhe jo mirë
Humbje e oreksit
Dhimbje kockash