Këngëtarja Semi Jaupaj duket se është hakmarrë ndaj Donald Veshajt, për shkak të shoqes së saj të ngushtë Bora Zemanit.
Pas romancës që Donaldi nisi me Beatrix Ramosaj brenda shtëpise së Big Brother, ajo e ka fshirë nga Instagram si shok dhe nuk e ndjek më.
Semi ka mbajtur që në fillim krahun e Borës dhe ka besuar se Donaldi e dashuronte vërtet moderatoren, edhe pse ata janë të ndarë prej disa muajsh.
Por pas daljes nga shtëpia Donaldi pranoi se Semi ishte bërë shkak që ai të mos shprehte hapur ndjenjën që ka ndaj Beatrixës.
Në spektaklin e të martës, Semi u shpreh e zhgënyer me Donaldin për afërsinë me Beatrixin dhe tha se mendon që ai po bën lojë, ose me Beatrixën tani, ose ka luajtur me Bora Zemanin.
Në fund ajo tha që gjithsesi do që ai të jetë i lumtur por i kërkoi t’i kthente arushin që i la si kujtim kur doli nga shtëpia e Big Brother. Semi gjithashtu u largua nga spektakli pa mbaruar ai, pak momente pasi u shfaq klipi i Donaldit dhe Beatrix ku ata shpreheshin për ndjenjat e tyre ndaj njëri tjetrit.
Të enjten, pas puthjeve të para që shkëmbeu me Beatrixën, Donaldi u pa i shtrirë në krevatin e tij duke mbajtur në dorë arushin e Semit.