Pas polemikave qe jane shfaqur ne rrjetet sociale javet e fundit mes ish bashkeshortit dhe Rudina Dembacaj ata tashme kane perfunduar ne gjyq.
Sipas medias Albeu ata jane përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.
Aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.
Kujtojmë se pas divorcit, marrëdhënia e Rudinës dhe Aleksit ishte mjaft e mirë.
Të dy pranonin se për hirë të vajzës së tyre, Viktorias do të ruanin raporte të mira, e madje ish çifti kalonin edhe fundjava bashkë.
Por nuk dihet çfarë ndodhi me vitet dhe duket se dyshja janë kthyer në “armiq”.