Robert Aliaj ben deklaraten e forte per te Kristin nese lidhet me Kejvinen

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Roberti tregoi se nëse Kristi do të krijonte një marrëdhënie me një vajzë të showbizit nuk do të ishte më babai i tij. Ai theksoi se ka disa parime në familje.

“Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar’.

E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoj që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thashë që kam djalë, e thashë në këtë term.

Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fusë në shtëpi një tip të showbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij showbizi sepse vetë kam qenë i showbizit, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta ardhuroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.

Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarte. Kur vjen puna te familja, jemi serioz”, u shpreh Roberti.