Rikthehet Pëllumb Pipero tregon çfarë do të ndodhë. A dote mbyllet sërish bota?

0
456

Pëllumb Pipero këtë të martë ishte në Abc e Pasdites me Ermal Peçin, ku ndau pas një kohe të gjatë tanimë, gjithë përvojën në raport me pandeminë. Ermali e pyet për pamjet që vijnë nga Kina, ku njerëzit janë terrorizuar duke menduar se mund të ketë një rikthim të izolimit.

Doktori tha se për më shumë se një muaj nuk ka raste të reja me covid-19. Sipas tij, pandemia është në ditët e fundit, në fund të vitit dhe fillim vitit tjetër duhet të deklarohet e mbyllur pandemia nga OBSH.

“Nuk ka shanse më të ketë izolim, nuk ka shanse të ketë mbyllje sepse ne radhë të parë e njohim virusin, ka shumë studime, ka evidencë që dëshmojnë se efikasiteti i atyre masave (ishin të domosdoshme për atë moment) nuk ka qenë ai që prisnim.”

Pjesë e pandemisë të pandashme ishin edhe teoritë konspirative, por a e kanë mërzitur ato doktorin?!

“Teoritë të tilla konspirative, shokë të mi, njerëz të ditur, më thoshin ‘doktor hajde se kam bërë fotografi, kam parë një avion duke fluturuar natën duke shpërndarë virusin në ajër’. Kam pasur fatin të ballafaqohen me personalitete apo persona që merren me teori konspirative, praktikisht kush bëri vaksinën ka çipin, do gjurmohet, apo në fillim të 2022 kush bën vaksinën do ndërroj jetë. Natyrisht që më ka ardhur keq, edhe ata e kanë profesion atë në fund të fundit. Në disa vende i ndaluan me ligj teoritë konspirative, infodemia, nxjerrja çdo ditë vdiqën kaq… qytetarit duhet ti serviret informacion për situatën, sëmundjen dhe këshilla se si të mbrohemi, dhe përfshijmë komunitetin në atë që quhet plan veprimi apo mundësi veprimi për të parandaluar apo minimizuar sëmundjen”.

Gjatë pandemisë ndaj mjekut Pëllumb Pipero u krijuan dhe disa meme, për të cilat në fillim mërzitej më së shumti djali, por nënvizoi se suporti më i madh i doktorit ishin pikërisht familjarët e tij.