Ra nga lartësia 4-5 metra diten e djeshme ky është 42-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali

Është identifikuar 42-vjeçari shqiptar në Itali, i cili vdiq tragjikisht pasi ra nga çati ku po punonte.

Mediet italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për Armando Serjanin.

Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë, më 4 nëntor, në rajonin Chiabotto të San Giorgio Monferrato.

Pavarësisht ndihmës së parë nga kolegët dhe dërgimit të menjëhershme në spital, ai nuk arriti t’ia dilte.

42-vjeçari u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.