Një qytetare ka dërguar një denoncim pranë redaksisë së Joq Albania ku denoncon një ngjarje të habitshme që i ka ndodhur ditën e sotme. Ajo shprehet se shkoi në plazhin e Divjakës dhe në hyrje të rërës i kërkuan të paguanin 100 lekë të reja.
Qytetarja denoncon se jo vetëm ky është i vetmi plazh ku hyrja është me lekë, por nuk kishte as faturë, por thjesht një tip bilete pa çmim të shënuar dhe me vulë të printuar, jo të njomë.
Në vijim denoncimi:
Pershendetje Joq! Sot ne plazhin e Divjakes ne hyrje te reres na kane kerkuat te paguajme 100 leke te rinje. I vetmi plazh qe hyrja eshte me leke.. Makina ishte familjare dhe jo trasport. Jepet nje fature pa e shenuar cmimin e pageses ne te, me vulen e Bashkise, ku ne shqiperi reren e ka Ministria e Mjedisit, vula nuk eshte e njome por e printuar. (Gje qe nuk lejohet). Flm.