Kompania e fluturimit Wizz Air, vazhdon ende që të thyejë rekord ankesash nga qytetarët. Së fundmi kanë qenë pasagjerët e linjës Tirana-Milano ata që kanë denoncuar kompaninë, pasi avioni u nis me më shumë se 7 orë vonesë.
Sipas një denoncimi të një qytetari, fillimisht, pasagjerët hipën në avion, por më pas i zbritën sërish dhe fluturimi u shty për në 13:30 edhe pse ishte planifikuar në 06:10.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh joq, shikojeni cfar ben WizzAir. Nisja ne 06:10 dhe e shtyn nisjen per ne 13:30, 7 or e 20 minuta me vonese! E tmerrshme!! Nuk eshte hera e pare, gjithmon me vonese… i bej thirrje Shqiptarve ju lutem: BOJKOTONI KETE KOMPANI. Me e bukura eshte se na hypen ne avion u be imbarkimi dhe ne fund na than do zbritni dhe njeher vetem per te nderruar avionin. Dhe me pas na lajmeruan qe do shtyhet per ne 13:30! Postojeni anonim ju lutem, Faleminderit! Burimi JOQ