Qytetari cuditet ku shkon të blejë sallam por shiko se si eshte brenda sallami

Në këto ditë të nxehta vere, të gjithë duhet të tregojmë kujdes me ushqimet që konsumojmë, pasi jo çdo gjë është e freskët dhe e kontrolluar nga institucioni përgjegjës.

Drejtoresha e AKU, Jeta Deda, duket se e ka harruar se për çfarë është në krye të këtij institucioni kaq të rëndësishëm. Ajo mjaftohet me daljet televizive, ku duket se i qetëson shqiptarët që situata është nën kontroll, por nuk është aspak e tillë.

Në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë çdo ditë produkte të mykura dhe perime të kalbura që shiten në supermarketet e vendit tonë.

Së fundmi, nga Himara, një qytetar tregon se si në frigoriferin e një marketi ka gjetur sallam të mykur. Nuk dihet se sa muaj/vite ka sallami brenda frigoriferit, por shqetësuese është se si asnjë institucion nuk ka bërë kontroll, e aq më tepër në Himarë, ku numri i pushuesve është shumë i lartë në këtë kohë.