Publikohet per here te pare foto e Rozeta Dobit. Pastrueses milionere që vodhi shtëpinë e ish-zyrtares

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Rozeta Dobi (Rakipllari), pastruesja që akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro bashkë me të birin, Havier Dobi.

Dyshja vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese.

Nënë e bir janë pas hekurave, ndërkohë që sot, pas një tjetër kontrolli në banesën ku ata jetonin.

Policia e Shtetit ka gjetur 400 mijë euro të tjera dhe akoma më shumë bizhuteri floriri.

Dyshohet se këto para janë grumbulluar nga vjedhjet e vazhdueshme që bënin të dy.

Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje me forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishteçelësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën.

Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.