Pronari i hotelit ne Himare i thyen brinjet nga pushuesi pasi nuk i lejohet te fusi miq ne dhome

Një tjetër episod aspak i këndshëm nga pushimet shqiptare.

Një emigrant që kishte zgjedhur vendlindjen për të kaluar pushimet e kësaj vere ka dhunuar pronarin e hotelit ku është akomoduar. Ngjarja është denoncuar nga një dëshmitar që ka lënë 70-vjeçarin me brinjë të demtuara.

Emigrati shqiptar nga Gjermania kishte rezervuar një dhomë për dy persona në hotelin e 70-vjeçarit. Ditën e fundit ai kishte dashur të fuste në dhomë edhe dy persona të tjerë, pork jo gjë është kundërshtuar nga pronari i hotelit. Ai i ka shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona dhe jo oër katër e për pasojë ai nuk mund të mbante njerëz të tjerë në dhomë.

Pas konfliktit, pushuesi ka kërkuar që të marrë mbrapsht paratë e të gjitha ditëve që kishte qëndruar në hotel. Por pronari nuk ka pranuar t’ia japë. Për pasojë, emigranti e ka rrah 70-vjeçarin, i cili aktualisht ndohet në spital. Nuk dihet nëse është marrë ndonjë masë ndaj pushuesit që përveç dajakut, ka prishur edhe dhomën e hotelit ku kishte qëndruar.