Princ Harry dhe Meghan Markle, Dukesha e Sussex do të largohen nga Mbretëria e Bashkuar sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të kthehen te dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.
Çifti kanë kaluar pothuajse tri javë larg fëmijëve.
Harry dhe Meghan Markle thuhet se po planifikojnë të shkojnë në shtëpi sa më shpejt, por ata janë ende në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kishin qëndruar në “Windsor” pas funeralit të mbretëreshës.
Gjatë qëndrimit të tyre në Britani, mbretëresha u sëmur para se të vinte lajmi tronditës se ajo kishte vdekur në moshën 96-vjeçare, duke e detyruar çiftin të ndryshojë planet e aktiviteteve për të cilat ishin kthyer në Evropë.