Prej ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërron jetë shkrimtarja e njohur shqiptare

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtarja e njohur shqiptare Meri Lalaj. Lajmin e ka bërë me dije studiuesja Luljeta Dano në një status në rrjetet sociale.

Ajo shprehet se nuk e beson dot se është ikjen e Lalajt duke e cilësuar atë si Meri Popins, duke e vlerësuar për energjinë dhe të qeshurën me gjithë zemër.


“Kaq e trishtueshme ikja e vetë Meri Popins! Meri Lalaj, nuk e besoj dot, për energjinë tënde dhe të qeshurën tënde me gjithë zemër…”, shkruan ajo.

Lalaj po kalonte një situatë të vështirë shëndetësore për shkak të dëmeve që i shkaktoi në organizëm COVID-19. Pak ditë më parë mikesha e saj shkrimtarja Miranda Haxhia bëri apel për të ndihmë për një letre për shpëtimin e jetës së saj.