Po udhetonte me motor dhe u aksidentua. Ky është i riu 22 vjecar që humbi jetën

0
1682

Një aksident i rëndë në trafik ku u përfshinë një automjet transportues dhe një motoçikletë, i mori jetën sot një të riu në qytetin e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Arjan Zekaj, 22-vjeçar.

Zekaj nuk arriti t’i përballojë plagët e marra në aksident, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe është dërguar në spital pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.