“Kanë bërë një mrekulli” – 🫀I shpëtohet jeta foshnjes dhe nënës së re, e cila vuante nga probleme të rënda kardiake, pas një operacioni të vështirë, realizuar nga mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni”, në bashkëpunim me ekipin e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë të QSUT-së👏👏👏
Grasjela ishte diagnostikuar hershëm me sëmundje kongenitale në zemër dhe një defekt intervertikular, i cili është korigjuar 20 vite më parë nga ekipi i Kardiokirurgjisë në QSUT, me diagnozë hipertension pulmonar residual. Sëmundja e nënës e kishte të kundërindikuar shtatzëninë, pasi rrezikonte në mënyre serioze jetën e saj.
Siç shprehen mjekët, rasti ishte shumë i vështirë, por ndërhyrja delikate e realizuar nga ekipi multidisiplinar dhe ndjekja e kujdesshme e të porsalindurit në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe të nënës së re më pas, në Shërbimin e Kardiologjisë, kanë shkuar mirë dhe sot, 24-vjeçarja është kthyer me fëmijën e saj në shtëpi 🙏🏼 👩🏻🍼😇😍
Urime Prof.Asc. Saimir Kuçi, Prof.Asc. Alfred Ibrahimi, Dr.Astrit Ceka, Dr.Vezir Tena, Dr. Ervis Vata, Dr.Genci Hyska, Dr.Nordjan Xhindi, Dr.Marjana Naçi, Dr.Guriel Nasto dhe infermieret Elona Llupo, Ediola Meçe, Vjollca Seitaj👏👏👏
SHIKO.NEWS