Pas dates 15 korrik meteorologia paralajmeron ndryshimin e madh te motit

Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja parashikon se ndryshimi i temperaturave në vendin tonë është ndjerë që ditën e djeshme duke theksuar se ka pasur një rënie të temperaturave në orët e para të mëngjesit. Porja tha se problematikë do të mbetet era duke qenë se parametrat e saj mund të trazojnë edhe detit.

“Në fakt temperaturat janë ndjerë që dje, qarkullim të masave që vijnë nga Evropa Veriore. Reshjet janë izoluar, ndryshe është paraqitur situata e temperaturave. Ka pasur rënie të temperaturave në orët e para të mëngjesit. Pritet një tjetër rënie në mesdite.

Ultësira perëndimore prek temperaturat deri në 30 gradë. Një fundjavë shumë e freskët.

Problematikë ka mbetur era. Edhe sot do të jetë e pranishme era dhe në momente do ketë erë të konsiderueshëm duke sjellë trazim të detit”, parashikoi ajo.

Porja tha se përmirësimi pritet të vijë që nga dita e nesërme dhe temperaturat do të pësojnë një rritje graduale nga e hëna. Sinoptikania shtoi se nga e hëna në të premten temperature do të luhen mes 31-32 gradë.

“Ka qenë situatë e përkohshme, përmirësimi do të vijë që nesër, do të kemi ulje të parametrit të erës, pothuajse fare reshje. Temperaturat do të kenë rritje graduale që nga e hëna. Na pret një javë rreth vlerës 31-32 gradë.

Korriku vlerat i ka rreth 31-32. Nuk do të jemi nën ndikimin e të nxehtit afrikan. Nuk priten reshje nga e hëna në të premten.

Fundjavën e ardhshme do të ketë ndryshime. Pritet një tjetër valë pas datës 15 korrik.”, u shpreh Porja.