Pas 16 oresh kerkime nxirren trupat e babë e bir nga forcat e Reneas. Video

Petrit Rushaj dhe Jason Rushaj, babë e bir janë nxjerr të pajetë paraditen e kësaj të hëne nga grupet e polumbarëve të RENEAS dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, shkruan newsbomb.al.

Makina me të cilën ata udhëtonin u rrëmbye nga rrjedha e përroit në Bogë, vajza arriti të dalë në kohë dhe shëtoi, kurse babë e bir mbetën të bllokuar dhe fatkeqësisht sot janë gjetur të pajetë.

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u bë e mundur gjetja e dy trupave.

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në veri, përrenjtë kanë dalë nga shtrati, ndërkohë që për shkak të prurjeve të mëdha janë hapur dhe portat e hidrocentraleve.