Moderatorja Orinda Huta surprizoi programin “Aldo Morning Show” këtë mëngjes teksa telefonoi e shoqëruar nga vajza e saj, Atara.
Tema e lidhur me shprehjet e dashurisë ndaj kafshëve ngacmoi Orindën për të dhënë një mendim të sinqertë dhe eksperiencën e saj me qenushen që mban në shtëpi, Rubin. Sigurisht në telefonatë nuk mungoi as prania e kësaj të fundit.
Orinda Huta: Unë i them “hajde te mami, hajde të keqen mami” gjithë kohës. Unë mami i parë kam qenë për Rubin, jo për Atarën. Edhe mami i Turit “hajde te nëna” i thotë.
Aldo: Pra i thuhet, nuk është ekzagjerim?
Orinda Huta: Pse qenka ekzagjerim? Ajo është rritur me mua qëkur ka qenë dy muajsh, është rritur me mua gjatë gjithë kohës, kështu që normalisht tamam bebi im. E kam mësuar, i kam mësuar çdo gjë, të dalë jashtë e të gjitha, është edukuar nga unë kështu që çdo gjë e ka mësuar nga unë, bebi im është edhe ajo. Jam shumë sensitive për Rubin, bëhem shumë keq…kështu që kujdes kur flet për Rubin.
Orinda shpjegon se Atara është shumë e lidhur me Rubin dhe të dyja kanë një marrëdhënie shumë të veçantë. Për më tepër, pjesa e vështirë kur Rubi bëhej xheloze për Atarën ka kaluar.
Orinda Huta: Po, është bërë xheloze sepse Rubi ka qenë shumë e lidhur me mua, por ne u përpoqëm t’i bënim të gjitha gjërat me rregull. Përpara se të vinim në shtëpi nga materniteti i sollëm rrobat e bebit Rubit që t’i mbante erë. Kur u futëm në shtëpi, unë isha e para që u futa në shtëpi, u futa që të takoja Rubin që mos të ndikonte. Ka pasur momente të vështira, por qeni është racë që është mësuar me fëmijë, është i predispozuar për të qëndruar me fëmijë kështu që e ka pasur pak më të lehtë se të tjerët.
Rubi nuk është qenushja e parë që ka qëndruar në shtëpinë e Orindës dhe Turi. Dy paraardhësit e saj ishin dy qen endacakë të sëmurë, për të cilët çifti u kujdes derisa u kthyen në gjendje të mirë shëndetësore dhe mundën të gjenin familje adoptuese. Moderatorja kujton edhe momentin kur pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishin dakord me vendimin e tyre për të marrë një qen, madje situata u ‘tensionua’ pak.
Aldo: Orinda, si e shmangët atë shprehjen ju, “do na qelbë shtëpinë”.
Orinda Huta: Tani, dëgjo ne e kemi pasur herë pas here edhe para se të vinte Atara, edhe me mamatë.
Aldo: Ky është halli, ky.
Orinda Huta: “Obobo qimet e qenit, obobo”, filluan “lëreni qenin përjashta”. Ne u bëmë shumë keq kur filluam të dëgjonim nga njerëzit që donim fort dhe e dinin se sa dashuri kishim ne për Rubin të thonin një gjë të tillë. Dhe Turi dëgjoi e dëgjoi e i tha “nëse jeni me këtë mendje, mos hajdeni më në shtëpinë tonë. Domethënë ne jemi shumë okej, nëse jeni me këtë mendjen që jo qimet e Rubit, jo pis, mos hajdeni”, domethënë ishte shumë strikt në këtë gjë.
Aldo: E di çfarë po mendoj Orinda? Po mendoj që del lajmi, që del e prerë, e ke parasysh nga ato 30-sekondëshet: Turi përzë mamanë për…
Orinda Huta: Mamaja po qesh.
Aldo: E di, pastaj kur e sheh të shkruar se si duket. /Burimi: tvklan.al/