Nusja shpërthen në lot pasi shikon se të ftuarit nuk i kanë ardhur në dasëm

BOTE E CUDITSHME-Një nuse ka shperthyer në lot pasi gati gjysma e të ftuarve që kishin konfirmuar pjesëmarrjen në dasmën e saj nuk u shfaqën dhe i ‘shkatërruan’ ditën me te bukur te saj.

E sapomartuara tha se 88 njerëz ishin ftuar ne dasem përfshirë familjen, miqtë dhe kolegët e punës, kishin konfirmuar se do të ishin atje për të festuar, por as 40 nuk ishin paraqitur.Dhe kjo e shtangu ate.

Madje, nusja kishte bërë një tabelë me emrat e të gjithë të pranishmëve në të, duke renditur të gjithë RSVP-të dhe ishte siguruar që ajo të rezervonte një vend mjaft të madh për listën e të ftuarve. Ajo tha se dita e saj e madhe u prish pasi shikoi dhomën e zbrazët dhe pa vetëm disa të ftuar të ulur në tavolina.

Ajo shkroi në mbishkrime se ajo dhe dhëndri i saj u detyruan ta përfundonin pritjen herët dhe ajo u ul në një dhomë të zbrazët duke qarë. Ajo vazhdoi: “Familja burrit u largua menjëherë pas fotove, mamaja ime nuk më tha asnjë fjalë.

Shumica e këtyre njerëzve ishin bashkëpunëtorët e mi dhe un kisha vite qe punoja me ta.

Nuk e kuptoj pse kjo dasem ndodhi keshtu u shpreh ajo.