Nuk e priste. Ja cfare i ndodh Efit pasi doli nga BBV mbremjen e djeshme. Foto

Mbrëmjen e djeshme Efi u largua nga “Big Brother VIP” pasi Dea Mishel e çoi në nominim me Luizin dhe Kiarën. Mirëpo ndonëse konkurrentja nuk shkoi dot deri në finale, ajo ia ka dalë të fitojë zemrat e publikut.

Efi është kthyer në një personazh shumë të pëlqyer në rrjet dhe komentet për të janë nga më pozitivet. Jo vetëm kaq, ajo doli nga shtëpia e famshme me 162 mijë ndjekës në Instagram, por gjejeni çfarë?

Ndjekësit e saj janë rritur ndjeshëm dhe kanë shkuar në 319 mijë (madje vazhdojnë ende të rriten).