Nga super aktore dhe milionere. Sot katandiset ne pastruese

Nga ylli i filmit të Marvel “Doctor Strange”, dhe instruktore e arteve marciale, Zara Phythian ka përfunduar sot në pastruese në burgun ku po vuan dënimin për ngacmim te nje 13 vjecareje.

Phythian është regjistruar në një kurs pastrimi me shpresën se do ta ketë më të lehtë gjetjen e një pune kur të përfundojë dënimin.

Në fillim të këtij viti, aktorja u dënua me burg dhe u shpall fajtore për abuzim.

“Ajo po e përballon çuditërisht mire situatën. Kanë hyrë të dy në një kurs pastrimi. Nëse do ta kishin bërë këtë jashtë mureve të burgut, do t’ju kushtonte 5.000 paundë për t’u certifikuar…

Disa u zgjodhën dhe iu dha një mundësi për të treguar vlerësimin për sjelljen e tyre të mirë. Shpresoj se kursi do të jetë i dobishëm për të kur ajo të dalë”, tha për The Mirror babai i aktores, i cili e viziton të bijën dy herë në muaj.