Nga muaji prill rriten pensioni per pensionistet ja sa eshte vlera e rritjes..

Lajme te mira per pensionistet Edi Rama e ka bërë realitet dhe prej muajit prill pensionet do të rriten me 3.3 për qind.

Përmes kësaj skeme shtesa që do të përfitojnë pensionistët do të jetë nga 4 mijë lekë deri në 10 mijë lekë të vjetra në muaj.

Janë 1 miliard lekë më shumë nga çfarë kishim parashikuar, të cilat do të shkojnë për indeksimin e pensioneve dhe rritjen me 3.3%. Janë mbi 673 mijë pensionistë që prej muajit të ardhshëm do të përfitojnë nga kjo skemë.