Nga këpucët që ia vishnin të tjerët te pakënaqësia kur hapeshin dritaret, 5 fakte që nuk i dinit për mbretëreshën Elizabeth

1.Udhëtonte gjithmonë me një qese gjak me vete: Në ndryshim nga qytetarët e thjeshtë që duhet të kenë gjithmonë një objekt identifikimi me vete, kartë identiteti a pasaportë qoftë, mbretëresha Elizabeth nuk kishte nevojë për asnjërën prej tyre. Megjithatë duhet të kishte gjithmonë një qese gjak me vete në rast aksidenti.

2.Nuk i pëlqen të hapte dritaret: Stafi i mbretëreshës Elizabeth është i shumtë në numër, kështu që është absurde të mendosh se ajo mund të denjonte të hapte dritaret e pallateve mbretërore ku qëndronte. Por, mesa duket mbretëresha Elizabeth nuk i kishte shumë qejf dritaret e hapura sidomos në Buckingham Palace, pasi duhet që fasada e tij të jetë gjithmonë sa më përfekte.

3.Nuk përdorte kurrë kuba akulli në pije: Në ditët e nxehta të verës, asgjë nuk shijon më shumë se një pije e freskët apo cocktail me kuba akulli brenda në gotë. Mirëpo kjo nuk vlente për mbretëreshën Elizabeth, e cila i urrente kubat e akullit.

4.Mbante gjithmonë një varëse çantash me vete: Një detaj i çuditshëm, apo jo! Ka një arsye për këtë këtë. Mbretëresha Elizabeth nuk lejonte kurrë që dikush t’i merrte çantën në takime zyrtare, ndaj mbante gjithmonë një varëse çantash që e vendos gjithmonë poshtë tavolinës.

5.Nuk i provonte kurrë këpucët e reja e para: Nuk ka rregulla specifike për të zgjedhur një palë këpucë të reja, mjafton të mos i kesh këmbët e lodhura apo enjtura, e mbi të gjitha të jenë të pastra dhe pa djersë. Megjithatë kjo nuk vlente për mbretëreshën Elizabeth. Ajo nuk e ka përjetuar kurrë kënaqësinë e të provuarit një palë këpucë, pasi kishte gjithmonë një shërbyese e saj besnike (që ka të njëjtin numër këmbe) që provonte këpucët për të, madje edhe ecte mbi to për pak minuta.