Nese ju jane bere rrobat me ndryshk mos u merzisni. Ja dy menyra si ti largoni ato

Nuk keni pse te shqetesoheni pse keni rrobat me njolla ndryshku. Ka shume mundesi dhe alternativa me i heq ato.

Njollat krijohen nga kapset e rrobave pasi ato jane te lagura apo jane ne lageshti. Ne ju tregojme menyren me te lehte per ti hequr ato.

Soda e bukës është produkti magjik që duhet të keni patjetër në shtëpinë tuaj. Ajo ka veti anti-bakteriale dhe gërryese që arrijnë të heqin njollat e ndryshkut nga veshjet dhe t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme. Merrni disa 2-3 lugë gjelle sodë buke dhe tretini në një gjysmë gote me ujë. Pastën që krijohet vendoseni mbi njollat e ndryshkut dhe fërkojeni me furçë dhëmbësh. Më pas lani rrobën me ujë të ftohtë . Në vend të detergjentit përdorni sërish sodë buke. Rezultati është shumë i dukshëm.

Lëng limoni dhe kripë është një tjetër truk interesant që duhet të provoni. Acidi citrik i limonit dhe vajrat e tij esencialë arrijnë të heqin njollat prej veshjeve, batanijet dhe çarçafët. Vendosni pak kripë mbi njollën e ndryshkut, vini sipër një fetë limoni dhe një nape të bardhë. Hekuroseni me hekur të nxehtë për pak minuta. Më pas lani veshjen tuaj si zakonisht.