Nena shkodrane lind 3 femije shikoni se sa emra te bukur qe i ka vendosur

Një familje shkodrane është bekuar në këtë fund vit, pasi kanë ardhur në jetë tre vogëlushët e tyre, Lea, Danjel dhe Sindi. Trinjakët, kanë gëzuar pa masë familjen Vata dhe fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.

“Vigjilje e bukur në Shkodër me ardhjen në jetë të trinjakëve Lea, Danjel dhe Sindi që kanë lumturuar familjen Vata dhe të gjithë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal Shkodër, të cilët u kujdesën që të vegjlit të jenë shëndosh e mirë”, shkruan ministrja Manastirliu.