Nje nene ka humbur jeten pasi kanceri i mori jeten ne moshen 35 vjecare.
Broga e cila ishte infermiere dhe disa vite me pare ajo kishte pasur kancer gjiri por kohet e fundit ajo zbulon nje gunge ne qafe. Më pas ajo përjetoi probleme me të folurin dhe gulçim dhe semundja po perhapej ne trup.
Me vone ajo u diagnostikua me kancer ne mushkri. Ajo u mundua te luftoje semundjen por nuk arriti qe ta mposht dot ate.
Familjaret e 35 vjecares kane bere historine publike qe te bejm me shume kujdes nga kjo semundje pasi kanceri i gjirit i kapur me vonese eshte fatal ndaj ne bejm thirrje per me shume kujdes.
Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:
1.Një gjendër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjendra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjendër në gji është kancer. Shumë gjëndra në gji shkaktohen nga gjendje të tjera mjekësore si p.sh. kistet e gjirit.
2.Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.
3.Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithkës së gjirit, gropëzim i thithkës së gjirit.
4.Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.
5.Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.
6.Dhimbje në gji.
7.Fryrje apo enjtje e krahut nga njëra anë. Disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjendrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo enjtje të tij. Prandaj, gjendrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.
Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji
Ndryshimet në gji, jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Këto shenja mund të ndodhin edhe në raste të tjera që nuk janë kancer. Megjithatë, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. shiko.news