Në kohën që po lindte mjeku i këput kokën femijës së porsalindur

Policia braziliane në Minas Gerais ka hapur një hetim për të hedhur dritë mbi vdekjen e një fëmije, të cilit i është shkeputur koka një mjek gjatë lindjes.

Nëna, 34-vjeçarja, Raniely Coelho Santos , ishte shtruar në spital dhe beri nje lindje te parakohshme.

Gjithçka dukej se po shkonte mirë kur, për shkak të rrethanave të pazbardhura plotësisht, doktori dyshohet se i keputi kokën të porsalindurit që sapo kishte dalë nga barku.

Babai ishte dëshmitar i skenës dhe u hoq menjëherë. Sipas avokatit të familjes, një mjek madje kërkoi falje për atë që ndodhi duke thënë se ishte një “aksident”. Spitali i këshilloi gjithashtu anëtarët e familjes që të nënshkruanin një dokument ku thuhej se foshnja kishte vdekur tashmë në mitër në momentin e lindjes.