Ndodh mrekullia. Gjendet femija nene rrenoja pas 128 oresh duke qeshur dhe i shendetshem. Video

Kërkimet për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat në Turqi, vazhdojnë edhe pse shpresat janë të pakta.

Ndërkohë 128 orësh nën rrënoja, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një foshnje.

Vogëlushi jo vetëm që nuk është i trembur, po siç shihet në videon që është bërë virale ai shfaqen duke qeshur.

Njerëzit të voglin që jep shpresë për të tjerët e kanë cilësuar si hero.

Edhe shumë foshnja të tjera janë shpëtuar nga rrënojat dhe janë dërguar në Ankara për mjekim, teksa autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë apo kontaktojnë asnjë të afërm të tyre.

Ndërkohë, numri i viktimave nga tërmeti tragjik i së hënës në Turqi dhe Siri i ka kaluar 37 mijë.