Ndodh mrekullia.Fëmija shpëtohet teksa flinte nën rrënoja. Video

Reagimi i një djali të vogël që u shpëtua nga rrënojat teksa flinte në rajonin e tërmetit, në Turqi bëri të qeshin për pak çaste ekipin e kërkim-shpëtimit, teksa përgjumësh po pyeste se çfarë po ndodhte.

Turqia përjetoi dje një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e saj. Dy tërmete të mëdha me magnitudë 7.7 dhe 7.6 i shkallës Rihter goditën 10 provinca, përfshirë qendrën e Kahramanmaraş. Pas tërmetit po tentohet që të shërohen plagët. Ndërsa ekipet po përpiqen të shpëtojnë ata që janë nën rrënoja, ka edhe një lajm të mirë që ngroh zemrat nga rajoni.

Ekipet e shpëtimit ndonëse me vështirësi arritën ta gjejnë djalin e vogël. I rraskapitur nën rrënoja, djali u shpëtua ndërsa ishte në gjumë. I mbijetuari, i cili pa ekipet e shpëtimit dhe dritat, me sy të përgjumur, nuk mund ta fshehte habinë e tij.
“Çfarë po ndodh?” pyeti vogëlushi, ndërsa ekipi iu përgjigj duke i thënë “Mirëmëngjesi” dhe nuk mundën ta fshehin buzëqeshjen përballë kësaj situate./K.C/