Ylli i kinematografisë turke po trajtohej që një kohë në spital pasi ishte diagnostikuar me semundje në mushkëri.
Lajmi për humbjen e tij u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga një shkrim i bërë nga aktorja Esra Dermancıoglu, e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Mukadesit’.
“Humbëm njeriun më të mirë. U prehsh në paqe. Ndoshta do të takohemi ndonjëherë sërish”, tha ajo.
“Doja të njoftoja këtu për të dashurit dhe fansat tuaj”, ka thënë më tej aktorja e njohur.
Civan, në videon që ka shpërndarë së fundmi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ka deklaruar se në mushkëri i është konstatuar një masë e pasigurt, duke shtuar: “Lajmi që do t’ju jap nuk është i mirë, por ndihem i detyruar ta jap”.