Ndahet nga jeta mjeku dhe profesori i njohur.Një nga figurat e spikatura te historisë

Ndahet nga jeta mjeku, profesori, publicisti i njohur shqiptar, Isuf Kalo.

Isuf Kalo ishte një nga figurat e spikatur e historisë së vendit në kapërcimin midis dy sistemeve. Ai ka qenë edhe mjek personal i diktatorit Enver Hoxha.

Lajmi është konfirmuar edhe nga familja e të ndjerit.

Profesor Kalo ishte prej disa muajsh në gjendje jo të mirë shëndetësore jashtë Shqipërisë.

Pritet sjellja e trupit në atdhe dhe sipas një amaneti që ka lënë i ndjeri, lamtumira e fundit dhe varrimi do kryhen në vendlindjen e tij, në Luzat.