Tiranë. Mësuesja dhe njëkohësisht drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”, Dorina Kuka, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë më sëmundjen e rëndë.
Prej kohësh ajo ishte diagnostikuar me semundje në gjoks, që së fundmi ishte shëruar, por masa ishte shfaqur në kokë. Më herët Kuka ishte nisur drejt Italisë ku kreu një ndërhyrje të vështirë. 35 vjeçarja, e cila gjithashtu ishte anëtare e Këshillit bashkiak të Tiranës, la pas dy fëmijë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kuka falenderonte të gjithë ata persona të cilët e ndihmuan në mënyra të ndryshme në ditët më të vështira për të, ndërsa theksonte se dy fëmijët ishin ata që i jepnin forcë për të mposhtur sëmundjen. Lajmi ka hidhëruar pa masë të gjithë ata që e njohën mësuesen e dashur e të përkushtuar.