Ndahet nga jeta diten e sotme. Ikona e muzikes boterore.

Tina Turner kishte vuajtur një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë kancerin, një goditje në tru dhe dështimin e veshkave. Ajo u nda sot nga jeta ne moshen 83 vjecare.

Ajo u bë e famshme së bashku me bashkëshortin Ike në vitet 1960 me këngë duke përfshirë Proud Mary dhe River Deep, Mountain High.

E quajtur Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner ishte e famshme për performancat e saj të egra dhe energjike në skenë dhe vokalin e fortë e të fuqishëm.

Ajo fitoi tetë çmime Grammy dhe u fut në Rock ‘n’ Roll Hall of Fame në 2021 si një artiste solo, pasi u fut për herë të parë së bashku me Ike në 1991.