Moti me shi dhe permbytje. Ja cili vend u zgua me termet diten e sotme

Një tërmet me magnitudë 4.3 u regjistrua në Marche pranë brigjeve të Pesaros , në orën 6:20 të ditës së sotme, i ndjekur nga një tjetër me magnitudë 3.2 në orën 6:23.

Tg Com shkruan se nuk janë raportuar dëme apo probleme në njerëz. Epiqendra e goditjes së fundit, e ndjerë edhe në Ankona, është 9 km e thellë, 21 km në lindje të Fano dhe 28 km nga Pesaro.

Grumbullimi i tërmeteve vazhdon në rajonin Marche, i cili ka shkaktuar dëme prej disa dhjetëra miliona eurosh dhe mbi njëqind persona të zhvendosur midis provincave Ancona dhe Pesaro Urbino.