Nga Lira Gjika
Një djalë 4 vjeç godiste një fëmijë tjetër reth 3 vje. Gjyshja e djalit 4 vjeç i thoshte:-“ jo të keqen nëna se e kemi xhan, se shih sa i mirë që është. Fëmija 4 vjeç vazhdonte ta godiste të voglin. Gjyshja duke e kuptuar që nuk e qetësonte dot, i tha të nipit:- ti je djalë i keq, shih sa i mirë është ky. Do ti them mamit që ti je djalë I keq”.
Kur fëmija bën një veprim që nuk është i mirë psh, kur godet apo pështyn apo sillet keq me një fëmijë tjetër, qoftë djalë apo vajzë, nuk i thuhet: “se e kemi xhan”, por me zë të qetë dhe të prerë i thuhet fëmijës: “ky veprim është shumë i keq dhe unë nuk të lejoj ta bësh pasi nuk të lejon të bëhesh i mirë e i zoti siç ti dëshiron”.
Mund të vazhdohet: “Shiko sa të bukur të kanë bërë babi me mamin edhe ti kështu duhet ta bësh shpirtin tënd, të bukur. Dhe të kesh shpirtin e bukur do të thotë të mos godasësh të tjerët, të mos sillesh keq dhe ti zgjedhësh fjalët”.
Fëmija 4 vjeç e ka shumë të vështirë të pranojë që ai fëmija tjetër është i mirë, atij i duket se nëna do atë tjetrin. këto shprehje i shtojnë ankthin dhe pasigurinë fëmijës, aq më tepër etiketimi “ti je djalë i keq”. Kjo mënyrë të sjelluri është ti biesh shkurt dhe të përtosh të ndihmosh fëmijën të bëjë më të mirën. Lira Gjika