Mjekët nuk i japin shanse për jetën 14 vjecares që u diagnostikua me tumor. Ja si i surprizon ajo pas 7 vitesh

Një vajzë u diagnostikua me tumor në moshën 14-vjeçare,dhe iu dha vetëm 20 për qind mundësi për të jetuar nga mjeket, ajo cuditi dhe mjeket pasi ajo sot është në moshën 21 vjecare dhe do të bëhet një mjeke.

Elie tashmë është 21 vjec dhe u diagnostikua me tumor të indeve të buta me madhësi e një pjepri për të cilin mendoi se ishte një muskul i tërhequr kur u rrëzua gjatë një vrapimi ne moshën 14-vjecare.

Adoleshentja ishte nje sportiste dhe se mendoj që do të kishte një semundje të till.Edhe pse mjekët i dhanë pak shanse për të jetuar ajo është në gjendje të mirë shendetsore dhe pse kane kaluar 7 vite nga ngjarja që përjetoi.

Elie u zotua se do të bëhej mjeke pasi u frymezua kur pa mjekët që i shpëtuan asaj jetën

Ajo tani është në vitin e dytë të diplomës për mjekësi në Universitetin Keele dhe planifikon të bëhet mjeke obstetër ose gjinekologe kur të diplomohet.

Elie thotë se donte të shkonte në profesionin e mjekësisë për të ndihmuar të tjerët që përjetonin atë që ajo kaloi.

Ajo tha: “Para diagnozës sime kisha shume ëndrra”. Por pas sëmundjes, gjithçka ndryshoi.

“Kur u thashë për herë të parë njerëzve se doja të bëhesha mjeke nëna ime dhe mjekët e mi ishin pak të cuditur pasi unë kisha kaluar shumë kohë në spital vetë.

“Mendoj se ata shqetësoheshin se mund të ishte lodhje fizike ose mendore për mua pasi do të kisha shumë kujtime nga trajtimi në spital.

“Por pasi dola mirë me mësime të gjithë jane pro meje që të jemë një mjeke dhe të ndihmojë të sëmurët. Ndaj mos u dorëzo kurrë.