Meterologia tregon se si do të jetë moti në muajin Tetor: Temperatura të pazakonta

Moti në vendin tonë për këtë fundjavë dhe fillim tetori do të jetë me shira të vazhdueshme, por me temperatura të larta.

Disa e sotme do të jetë më vranësira dhe reshje shiu në zonat veriore e qëndrore, që në orët e para të mëngjesit, bën me dije meteorologia Lajda Porja. Edhe pjesa e dytë e ditës së sotme dhe në orët e vona të natës, i gjithë territori do të përjetojë rrebeshe shiu, kryesisht jugu ku nuk do të mungojnë as stuhitë e erës.

Sipas Metoalb gjatë paradites dhe mbrëmjes i gjithë territori do të përjetojë rrebeshe shiu, ndërsa jugu do të jetë me stuhi ere.

Ditën e dielë pritet që të ketë pakësim të reshjeve, të cilat do të izolohen në zonat malore.

Fundjava do të ketë temperatura deri në 28-29 gradë (që janë mbi normalen për sezonin ku ndodhemi) dhe javën e ardhshme pritet të ketë ditë me diell.

Tetori do të startojë me temperatura mjaft të larta, ku në shumë zona do të jenë edhe 3-4 gradë mbi temperaturat mesatare mujore.