Metereologu paralajmeron. Ja cfare pritet te ndodhe me motin diten e marte

Gjatë këtyre ditëve vendi ynë është përballur me një ulje të menjëhershme të temperaturave të cilat kanë sjellë të ftohtin polar.

Sinoptikanët shprehen se ky i ftohtë polar ka marrë fund pasi temperaturat po rriten dhe do të jenë tipike të vjeshtës deri në fund të Shtatorit. Sinoptikania Lajda Porja duke folur për mediat u shpreh:

Jane rritur gjatë mëngjesit. Nga 3, 4 gradë do të shkojnë deri në 8 gradë mëngjeset. Në maksimum presim të shkojnë deri në 26 dhe zona të veçanta deri në 28.
Ditët e para të javës që vjen do të risjellin reshjet e shiut, në të gjithë vendin duke rrezikuar dhe përmbytje në disa qytete. Ndërkohë që era e fortë do të jetë problem për Tiranën.

E marta sjell shi, në zonat veriore, duke bërë qe kaskadat të përmirësojnë nivelin, por Tropoja që do marrë më shumë reshje rrezikon përmbytje. Të mërkurën, reshjet zhvendosen në jug, duke rrezikuar Vlorën. Problem nga e diela deri në mesin e javës do të jetë era e fortë. Pritet të shkojë 70-75 km sidomos në brigjet detare.
Moti pritet të përmirësohet në dy ditet e fundit të Shtatorit.