“Mendova se kisha alergji ose të ftohur, por ishte kancer në tiroide”. 36 vjeçarja na tregon simptomat dhe na paralajmëron të gjithëve të mos i ngatërrojmë Kurrë!

0
1310

Christine Coppa një 36 vjeçare që prej 3 vitesh ka vuajtur nga kanceri i tiroides tregon për revistën Cosmopolitan sesi mjekët dhe vetë ajo i kuptoi shenjat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje si të një gripi apo alergjie, kur në të vertetë rezultuan të ishin simptomat e kancerit.

90% e 56.870 e të diagnostikuara fatmirësisht i kishin mbijetuar kësaj sëmundjeje, e cila prek në 75% të rasteve femrat. Shenjat që Christine Coppa nuk do që asnjë femër mos t’i neglizhojë janë:

1. Kollë e çuditshme

2. Vështirësi në kapërcimin e ushqimit

3. Ju merret fryma herë pas here

4.Ndryshime të zërit (hollim ose trashje)

5. Dhimbje veshi

6. Ndjeni praninë e një gunge në qafë