Media serbe e ka quajtur skandal përzgjedhjen Albina Kelmendit per ne Eurosong

Media serbe “Alo” e ka quajtur skandal përzgjedhjen Albina Kelmendit për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Sipas tyre, është e dënueshme dhe e papranueshme që Shqipërinë do ta përfaqësojë një kosovare në kompeticionin ndërkombëtar të këngës në Euurovision Song Contest.

Një këngëtare kosovare në Eurovision. Mediat serbe:

‘Alo’ shkruan se është skandal sepse Shqipëria po shkel rregullat e Eurovizionit dhe ka krijuar një skandal që, sipas saj, tmerron publikun. Media serbe cilëson provokim faktin që në votim përveç banorëve të Shqipërisë kanë marrë pjesë edhe banorë nga Kosova.

Një këngëtare kosovare në Eurovision. Mediat serbe:

Por, në asnjë rresht të lajmit nuk thuhet se cili rregull është shkelur dhe as përmendet fakti që këngëtarë shqiptarë kanë përfaqësuar shtete të tjera e ky rregull që shkruan media serbe nuk ekziston.