Me lot në sy Alketa Vejsiu rrëfen momentet e vështira. Foto

0
172

Alketa Vejsiu ka vendosur të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram. Moderatorja ka ndarë edhe një foto ku ka treguar një anë tjetër të sajën nga buzëqeshja që shfaq gjithmonë. Një ndjekëse e ka pyetur “si ia bën që je kaq e fortë?” dhe me lot në sy Alketa ka treguar se kjo është “ajo që nuk tregojmë e nuk duket në Instagram”.

Përgjigja e Alketës: Hmmm. Herë e fortë dhe herë e brishtë. Ajo që nuk tregojmë e nuk duket në Instagram. Por që na bën njerëzorë. Ndjeshmëria është për ne vajzat element femëror. Edhe burrat qajnë, shpesh pa lot, pa zë, në heshtje! Loti s’është dobësi! Është ndjeshmëri! Ka zemër aty në anën e majtë të kraharorit, ka zemër! Po, besoj tek Zoti shumë. Dhe lutem gjithmonë, falenderoj dhe lutem.

Alketën e kanë pyetur edhe për periudhën më të vështirë të jetës së saj dhe si ia ka dalë ta përballojë.

Përgjigja e Alketës: Kur ndahem nga goca. Qaj. Pastaj jam e lumtur që studion në një shkollë të mirë dhe është nxënëse e shkëlqyer. Nikolina e vogël! Mezi pres të kthehet për pushime.