Makina perplas 8 vjecarin shqiptar ne Itali dhe humb jeten ne spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë 8-vjeçar me origjinë shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Borgo Segezia, në periferi të Foggia, ku edhe pse është transportuar në spital, vogëlushi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Shoferi i automjetit është arrestuar, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.