Luizi nuk ndalet thyen rekordin e ri.

Luiz Ejlli do të ketë tashmë një Instagram zyrtar, pasi Instagrami i tij i vjetër u mbyll pas disa përplasjesh. Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, përsa kohë ai është ende brenda në shtëpinë e Big Brother.

“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Siç edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, persa kohë ai është ende brenda në shtëpinë e Big Brother, edhe kështu do të ndodh. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues! ????”, thuhet një njoftimin e parë në Instagrami e Luizit.

Vlen të theksohet se më pak se 30 minuta nga hapja e profilit në Instagram mbi 50 mijë fansa i kanë bërë follow. Duket se Luiz Ejlli edhe këtë herë do të vendosë një rekord tjetër.